Sulm në një bazë të Marinës Amerikane në Teksas

sulm-ne-nje-baze-te-marines-amerikane-ne-teksas

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) në Shtetet e Bashkuara deklaroi se të shtënat në një bazë të marinës amerikane një ditë më parë në Teksas kanë lidhje me terrorizmin.

Nga të shtënat u plagos një pjesëtare e marinës, e cila po punonte në një pikë kontrolli të sigurisë. Edhe pse u plagos, ajo ishte në gjendje të aktivizonte një pengesë, duke e parandaluar personin e armatosur që të futej në bazë.

Ushtria amerikane bëri me dije se pjesëtarja e marinës është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa agresori mbeti i vrarë. Ndërkohë, siç transmeton BW, FBI-së nuk bëri të ditura detaje në lidhje me sulmuesin, apo pse hetuesit besojnë se incidenti ishte i lidhur me terrorizmin. Në një deklaratë të veçantë, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së tha se po punonte me agjencitë shtetërore dhe lokale për të zhvilluar hetimet.

The post Sulm në një bazë të Marinës Amerikane në Teksas appeared first on Rahovecnews.net.