OSHC i drejtohet Kurtit, Osmanit e Thaçit: Mos ndërmerrni asnjë vendim pa u siguruar për transparencë

oshc-i-drejtohet-kurtit,-osmanit-e-thacit:-mos-ndermerrni-asnje-vendim-pa-u-siguruar-per-transparence

Përmes kësaj letre iu bëhet thirrje krerëve që të shtyjnë çdo vendimmarrje që për momentin nuk është e rëndësishme për shëndetin dhe sigurinë e njerëzve, e për të cilat vendimmarrje nuk mund të sigurohet transparenca kuptimplote dhe pjesëmarrja.

Transparenca e plotë dhe mirëqeverisja janë parësore në këto kohë, në mënyrë që të mos cenohen të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit dhe vendimmarrja demokratike në shoqërinë tonë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga WWF dhe organizatat bashkëpunëtore.

Organizatat e Shoqërisë Civile thonë se janë të vetëdijshme për kushtet ekstreme në të cilat qeveria po punon, megjithatë, ato i kërkojnë qeverisë që të shtyjë për më vonë çdo vendimmarrje e cila nuk lidhet në mënyrë të menjëhershme me shëndetin dhe sigurinë e njerëzve, e për të cilat vendime nuk mund të sigurohet një pjesëmarrje dhe transparencë e plotë në këtë moment. /Rahovecnews.net/