Home Lajmet Masakra e Dubravës, Kurti thotë se është në pritje të aktakuzave nga Prokuroria Speciale

Masakra e Dubravës, Kurti thotë se është në pritje të aktakuzave nga Prokuroria Speciale

0
Masakra e Dubravës, Kurti thotë se është në pritje të aktakuzave nga Prokuroria Speciale

Ai në një shkrim në Facebook ka përkujtuar se tash e sa vite pas kësaj masakre të tmerrshme askush nuk është dënuar për krimet e bëra dhe askush nuk ka dalë para drejtësisë.

“Sot një javë bëhen një vit prej se është amandamentuar Kodi i Procedurës Penale në Kosovë duke mundësuar gjykimin dhe dënimin e kriminelëve në mungesë. Ende jemi në pritje të aktakuzave nga Prokuroria Speciale”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Postimi i plotë:

Dubrava është një nga shprehjet më të thekshme të gjenocidit politik e shtetëror të Serbisë. Këtu e 21 vite më parë është kryer masakra mbi të burgosurit politikë në burgun e Dubravës. Pra, nuk shfaroseshin njerëz për të prodhuar frikën, ishte në fakt frika e Serbisë në vitin 1999 që vinte në zbatim ëndrrat më të tmerrshme gjenocidale. Gjenocid mbi të burgosur – pushkatim i të burgosurve politikë.

Beogradi nuk mund të ndahej nga persekutimi i shqiptarëve deri në çastin e fundit. Dubrava dhe vonesa e gjykimit të kësaj masakre tregon pikën e referencës prej ku kuptohet se nuk është vendosur asnjë drejtësi. Masakra e Dubravës, sikurse edhe ajo e Reçakut e Padalishtës, ishin përfshirë vetëm te aktakuza ndaj Milosheviqit i cili vdiq pa u dënuar në burgun e Hagës.

Sot një javë bëhen një vit prej se është amandamentuar Kodi i Procedurës Penale në Kosovë duke mundësuar gjykimin dhe dënimin e kriminelëve në mungesë. Ende jemi në pritje të aktakuzave nga Prokuroria Speciale. /Rahovecnews.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

error: Ku po shkon !!