Home Sporti Futboll Vihet gurthemeli për stadiumin e ri të futbollit në Gjakovë

Vihet gurthemeli për stadiumin e ri të futbollit në Gjakovë

0
Vihet gurthemeli për stadiumin e ri të futbollit në Gjakovë

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini bashkë me ministren në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe shumë ish-futbollistë kanë vënë gurthemelin për stadiumin e ri.

Kryetari Gjini e ka vlerësuar këtë si ditë të rëndësishme për Gjakovën, pasi kërkesa për një objekt të tillë sportive është shumë e hershme dhe ka qenë rrugë e vështirë për të rritur deri në këtë pikë.

“Stadiumi i qytetit do të jetë një vepër e rëndësishme, e cila përveç që do të ofrojë një strehë të mirë për futbollistët dhe adhuruesit e futbollit, në të njëjtën kohë do të jetë edhe një vepër e bukur arkitektonike me të cilën do të mburret Gjakova”, ka thënë Gjini.

Ministrja në detyrë  Vlora Dumoshi, ka thënë se Gjakova si qyteti por edhe njerëzit e saj si sportdashës të pasionuar e meritojnë një objekt të tillë, prandaj edhe është shprehur tejet e lumtur që një gjë e tillë po mundësohet më në fund.

Paraprakisht, kryetari i Gjakovës, Gjini dhe ministrja Dumoshi kanë zhvilluar edhe një takim të përbashkët, në të cilin është nënshkruar marrëveshja për vazhdimin dhe përfundimin e projektit të fushave të tenisit, një tjetër projekt madhor për komunën e Gjakovës.

 

The post Vihet gurthemeli për stadiumin e ri të futbollit në Gjakovë appeared first on RahovesNews.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

error: Ku po shkon !!