Reagon Arianit Ademi: Drejtësia vonon, por fiton

reagon-arianit-ademi:-drejtesia-vonon,-por-fiton

Arianit Ademi është rikthyer në vendin e tij të punës në FFK pasi Inspektorati i Punës ka shfuqizuar të gjitha vendimet që FFK i ka marr në raport me të.

Kështu ka shkruar vetë Ademi.

“Sot , fitoi drejtësia, po ri-kthehem në vendin tim të punës, për te vazhduar vizionin e lexhendës Fadil Vokrri për zhvillim të futbollit të Kosovës.

Inspektorati i punës konfirmoi atë që të gjithë e kan ditur se me kanë larguar padrejtesisht nga puna , vetëm pse kam kërkuar të respektohet Statuti, të ketë transparencë në FFK dhe të mbeshteten klubet me mjetet financiare qe UEFA i ndan çdo vit për zhvillim të tyre”.

Ai ka shkruar se është larguar për shkak se ka kërkuar respektim të ligjit.

“Jam larguar nga puna për shkak se kam kërkuar të respektohet ligji, për shkak të ambicieve e ideve që synim kishin zhvillimin e futbollit përtej imagjinates se atyre qe u perpiqen te me largojne. Me largimin tim është tentuar që të frikësohen të gjithë ata qe munden me pas ambicie në futboll apo pozita udhëheqese ne FFK, sepse Agim Ademi e ka konsideruar Federaten si prone private te tij.”

Ademi shtoi se ëshët atakuar padrejtësisht, duke mos qenë fajtor.

“Keta pesë muaj kan qenë të vështira për mua dhe familjen time, ngase jam atakuar padrejtesisht pa as nje te vetmin faj , gabim apo shkelje ligjore, nga një i dënuar për vepër penale, i cili vazhdon ta mbaj të uzurpuar poziten e kryetarit, në kundershtim me Statutin e FFK-së dhe ligjet e Kosovës dhe Kodin Etikë të UEFA-së dhe FIFA-së” ka thënë ai.

The post Reagon Arianit Ademi: Drejtësia vonon, por fiton appeared first on RahovesNews.