Mitrovicasit ia vjedhin patikat në vlerë 130 euro

mitrovicasit-ia-vjedhin-patikat-ne-vlere-130-euro

Një person ka raportuar në polici se para hyrjes së banesës së tij i janë vjedhur një palë patika në vlerë rreth 130 euro.

Rasti ka ndodhur në veri të Mitrovicës.

Njësia e hetimeve ka arritur që ta identifikoj të dyshuarin mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale.

“Mitrovicë Veri 18.05.2020-17:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se para hyrjes së banesës së tij i janë vjedhur një palë patika në vlerë rreth 130€. Më datë 20.05.2020 , njësia e hetimeve ka arritur që ta identifikoj të dyshuarin mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /