Kurti priti në takim Bordin e Përkohshëm të KEK-ut: Prioritet zhvillimi i ndërmarrjeve publike

kurti-priti-ne-takim-bordin-e-perkohshem-te-kek-ut:-prioritet-zhvillimi-i-ndermarrjeve-publike

Kryesuesja dhe anëtarët e Bordit e njoftuan Kryeministrin për objektivat strategjike të Bordit dhe Planin e Veprimit, me qëllim të arritjes së qëndrueshmërisë financiare të KEK-ut, përfshirë këtu ndalimin e keqpërdorimeve dhe rritjen e transparencës. Gjithashtu u diskutua për përpilimin e një strategjie zhvillimore të KEK-ut në konsistencë me planin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik.

Për Qeverinë e Republikës së Kosovës mbetet prioritet zhvillimi i ndërmarrjeve publike dhe ngritja e kapaciteteve të tyre përmes profesionalizmit dhe alokimit të duhur të resurseve që ato kanë. /Rahovecnews.net/