Ish-burri e ofendon dhe i kërkon sërish takim një gruaje në Pejë

ish-burri-e-ofendon-dhe-i-kerkon-serish-takim-nje-gruaje-ne-peje

Një grua në Pejë ka raportuar se pas ndarjes nga burri, i njëjti përmes mesazheve e ka ofenduar dhe i ka kërkuar përsëri takim.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se një vajzë e cila ishte e martuar me të dyshuarin mashkull kosovar, pas ndarjes i dyshuari përmes mesazheve e kishte ofenduar verbalist dhe kërkuar përsëri takim. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.