Enrique: Të luash pa tifozë, më e mërzitshme sesa të vallëzosh me motrën

enrique:-te-luash-pa-tifoze,-me-e-merzitshme-sesa-te-vallezosh-me-motren

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, është komentuar shumë në rrjetet sociale për mënyrën se si i përshkroi ndeshjet e zhvilluara pa praninë e tifozëve në stadiume, duke i krahasuar me vallëzimet me motrën e vet.

Garat e klubeve dhe ekipeve kombëtare kanë qenë të pezulluar pothuajse kudo në botë që nga mesi i marsit për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19.

Në mesin e garave të suspenduara është edhe Kampionati Evropian, që u shty nga kjo verë në verën e vitin 2021, e ku Spanja me Enriquen në krye synonte ta merrte trofeun e kampionit.

Ndërkohë, Bundesliga rinisi gjatë fundjavës dhe shumë liga të tjera të mëdha evropiane janë duke u përgatitur për rinisjen e ndeshjeve, të cilat megjithatë do të zhvillohen prapa dyerve të mbyllura. Por, këto ndeshje duket se nuk po e kënaqin trajnerin e Spanjës.

“Të luash pa tifozë është më e mërzitshme sesa të vallëzosh me motrën tënde”, ka thënë Enrique.

Por, presidenti i UEFA-s ka paralajmëruar se kjo gjë mund të ndryshojë së shpejti.

“Jam absolutisht i sigurt, personalisht, që futbolli i mirë e i vjetër, me tifozë në stadium, do të kthehet shumë shpejt”, tha Aleksander Ceferin të mërkurën.

“Futbolli nuk ndryshoi pas Luftës së Dytë Botërore, ose pas Luftës së Parë Botërore, dhe nuk do të ndryshojë as për shkak të virusit”.

The post Enrique: Të luash pa tifozë, më e mërzitshme sesa të vallëzosh me motrën appeared first on RahovesNews.