Abazi: Prokuroria urgjentisht ta marrë në pyetje Thaçin

abazi:-prokuroria-urgjentisht-ta-marre-ne-pyetje-thacin

Abazi është pyetur ta komentojë deklaratën e sotme të Thaçit rreth letrës kërcënuese për kryeministrin në detyrë të vendit, Albin Kurti, i cili, sipas presidentit, vetë e ka shkruar atë.

“Një njeri që mban pozitën e Presidentit nuk mund të bëjë deklarata të pabazuara”, është shprehur Abazi në Klan Kosova.

“Nuk ka urgjencë më të madhe se veprimi i Prokurorisë për t’i marrë deklaratat e presidentit”, ka thënë Abazi.

Sipas tij, Thaçi duhet të pyetet edhe rreth atyre që di për pretendimin e ish-presidentit, Behgjet Pacolli, se ka qenë i kërcënuar nga një sulm terrorist.

“Prokurori i Shtetit ta marrë në pyetje për këto informacione”, ka thënë Abazi.