56 qytetarët vijnë sot nga Dubai në Kosovë, asnjëri nuk ka Koronavirus

56-qytetaret-vijne-sot-nga-dubai-ne-kosove,-asnjeri-nuk-ka-koronavirus

Pas një periudhe të vështirë të pritjes dhe paqartësive të shumta, sot në mëngjes në drejtim të Tiranës kanë fluturuar 56 qytetarë të Kosovës të cilët kishin mbetur në Emirate pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend, të cilët janë testuar parprakisht dhe të gjithë kanë rezultuar negativ për Covid-19.

Mbi 30 nga këta qytetarë ishin studentë në Universitetin e Sharjias kurse të tjerët ishin familje dhe individë që humbēn vendet e punës pas mbylljes totale të EBA apo mbetën aty kur u anuluan fluturimet.

Ambasada e Republikës së Kosovës falenderon Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në EBA për punën e madhe në këtë projekt të madh humanitar, Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Ministrinë e Punëve të Jashtme të EBA, FSK dhe të gjithë ata që ndihmuan që këta qytetarë të Kosovës të bashkohen me familjet e tyre.

The post 56 qytetarët vijnë sot nga Dubai në Kosovë, asnjëri nuk ka Koronavirus appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.