26 të ndaluar në Kosovë për 24 orë për mosrespektim të masave gjatë pandemisë

26-te-ndaluar-ne-kosove-per-24-ore-per-mosrespektim-te-masave-gjate-pandemise

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka ndaluar 26 persona të cilët s’respektuan masat e marra nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë, në kohë të pandemisë.

Siç raporton policia me së shumti ka pasur raste në komunën e Prizrenit, ku janë ndaluar 24 persona.

Një rast ka qenë në Ferizaj dhe një në Mitrovicën e Jugut.

Në bazë të vendimeve të ministrisë së Shëndetësisë, nga 18 maji qytetarët kanë të drejtë lëvizje dy herë në ditë nga dy orë, bazuar në numrin e parafundit personal. 

SHPËRNDAJE