Zyrtare: Giroud e vazhdon kontratën me Chelsean

zyrtare:-giroud-e-vazhdon-kontraten-me-chelsean

Chelsea e ka shfrytëzuar mundësinë për vazhdimin e kontratës së Olivier Giroud, e cila do ta mbajë sulmuesin francez në Stamford Bridge deri në përfundim të sezonit 2020/21.

Giroud ishte shumë afër largimit nga Chelsea në janar, pasi nuk dëshirohej nga trajneri Frank Lampard, por duke qenë se klubi ishte në gjendje ta gjente një zëvendësues për të, ai mbeti në klub.

Interesim të madh për të kishin shprehur Interi dhe Lazio.

“Jam shumë i lumtur që po e vazhdoj rrugëtimin dhe aventurën në Chelsea”, tha Giroud për uebsajtin e klubit.

Giroud ishte në mesin e disa lojtarëve seniorë të Chelseat, kontrata e të cilit do të përfundonte këtë verë.

33-vjeçari iu bashkua Chelseat në janar të vitit 2018 nga Arsenali, dhe që prej atëherë, i ka shënuar 21 gola në 76 ndeshje për klubin nga Londra perëndimore.

 

The post Zyrtare: Giroud e vazhdon kontratën me Chelsean appeared first on RahovesNews.