Zeka: Gjykata Kushtetuese me ose pa vetëdije po iu bënë terror dhe presion psikologjik qytetarëve

zeka:-gjykata-kushtetuese-me-ose-pa-vetedije-po-iu-bene-terror-dhe-presion-psikologjik-qytetareve

”Në bazë të deklaratave, pjesa dërmuese e politikanëve të Kosovës, janë duke i bërë presion Gjykatës Kushtetuese por Gjykata Kushtetuese me ose pa vetëdije është duke i bërë terror dhe presion psikologjik qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe 85 deputetëve të Kuvendit”.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka u shpreh në Info Magazine se pavarësisht presioneve nga pjesa dërmuese e politikanëve, nëse Gjykata Kushtetuese vonon vendimin, situata do dalë jasht kontrollit, njofton Klan Kosova.

”Nëse kjo gjykatë e vonon çdo ditë e çdo orë marrjen e një vendimi për dekretin e presidentit gjendja do të shkojë drejt acarimit”.

”Nuk ka deklaratë të zyrtarëve të lartë që nga Kryeministri Albin Kurti e deri tek Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, Albulena Haxhiu e Ministrisë së Drejtësisë e të gjithë me rend, që nuk i kanë bërë presion direkt dhe indirect Gjykatës Kushtetuese”.

”Dhënia e afatit është bërë për shkak të presionit që i është bërë Gjykatës Kushtetuese”.