Zëdhënësi i PDK-së: Të hetohet kërcënimi i deklaruar i Kurtit, të sqarohen dyshimet

zedhenesi-i-pdk-se:-te-hetohet-kercenimi-i-deklaruar-i-kurtit,-te-sqarohen-dyshimet

Me anë të një postimi në Facebook, Bytyçi ka thënë se kjo është një çështje shumë serioze dhe duhet të hetohet se a ka qenë i vërtetë ky kërcënim, shkruan Rahovecnews.net.

“Është më rendësi për qytetarët dhe për vendin tonë që të qartësohet saktë së a ka qenë i vërtetë ky kërcënim dhe nëse po, çfarë rreziku paraqet ky grup i padëgjuar më parë, por edhe të sqarohen dyshimet se kjo mund të jetë një sajesë tjetër e kryeministrit në detyrë për të ndjellë panik e pasiguri tek qytetarët, duke shfrytëzuar këtë rast edhe për t’i kërcënuar e frikësuar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kërcënimi më jetë i deklaruar nga Kryeministri tani më i shkarkuar nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare” duhet të hetohet urgjentisht nga organet e rendit dhe të drejtësisë. Kjo është një çështje shumë serioze!

Është më rendësi për qytetarët dhe për vendin tonë që të qartësohet saktë së a ka qenë i vërtetë ky kërcënim dhe nëse po, çfarë rreziku paraqet ky grup i padëgjuar më parë, por edhe të sqarohen dyshimet se kjo mund të jetë një sajesë tjetër e kryeministrit në detyrë për të ndjellë panik e pasiguri tek qytetarët, duke shfrytëzuar këtë rast edhe për t’i kërcënuar e frikësuar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. /Rahovecnews.net/