“Vjedhje e rëndë” e cigareve në Mitrovicë, policia e arreston 21-vjeçarin

“vjedhje-e-rende”-e-cigareve-ne-mitrovice,-policia-e-arreston-21-vjecarin

Një rast i veprës penale ‘vjedhje e rëndë’ është raportuar në orët e mëngjesit të sotëm  në Stacionin Policor në Mitrovicë, ku si rezultat i  hetimit  hetuesit  policore kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë  një person të dyshuar për  veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i policisë në rajonin e Mitrovicës , Avni Zahiti.

“Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se gjatë natës të datës 20 maj 2020, në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’’ në  një dyqan kishte kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, me ç’rast nga dyqani ka  vjedhur një  sasi të konsiderueshme të cigareve.

Si pjesë e ndërveprimeve hetimore është realizuar edhe bastisje në banesën e të dyshuarit, ku në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar mallrat  e vjedhur, ndërsa pas procedurave të nevojshme i janë kthyer pronarit”, ka thënë ai.

Pas procedurës së intervistimit, të dyshuarit K. I., 21 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor .