Video: Albin Kurti thirrej në nenin 95 të Kushtetutës kur i duhej, për Avdullah Hotin e kundërshton

video:-albin-kurti-thirrej-ne-nenin-95-te-kushtetutes-kur-i-duhej,-per-avdullah-hotin-e-kundershton

Partitë e PAN-it në seancën konstituive të 24 gushtit 2017, nuk kishin arritur ta zgjidhnin Kryeparlamentarin – gjë të cilën e kishin bërë pas disa seancash të Kuvendit – mirëpo kjo atëkohë, kishte acaruar kryetarin e VV-së, Albin Kurtin, i cili kërkonte që kryeparlamentari të zgjedhjet dhe mandati për Kryeministrin t’u jepej partive të tjera, rrjedhimisht partisë së tij – Vetëvendosjes.

Ai, sic mund ta shihni edhe në videon më poshtë, i referohej nenit 95 të Kushtetutës, duke thënë se nëse Presidenti nuk e respektonte këtë nen, pra për kandidimin e një emri për kryeministër – jasht partive të PAN-it, rrjedhimisht ‘e shkelte Kushtetutën’.

“Menjëherë posa ta kemi zgjedhur kryetarin e Kuvendit duhet t’ia shkruajmë një letër presidentit, që ai t’ia propozojë Kuvendit kandidatin për kryeministër, sipas nenit 95 të Kushtetues, pikës 1 përkatësisht 4 të këtij neni. Presidenti do ta bënte këtë sepse ndryshe ai do të rrezikonte ta shkelte Kushtetutën”, pati deklaruar Kurti, shkruan Periskopi.

Tani, në nenin 95 të Kushtetutës, pra në nenin e njëjtë që dikur e ‘kërkonte’ Kurti për kryeministër, është bazuar dekreti i Presidentit Thaçi për kandidatin për kryeministër nga radhët e LDK-së, z.Avdullah Hoti.

Neni 95 i Kushtetutës së Kosovës parasheh se “nëse kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, qeveria bie dhe presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar qeverinë”./