U mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa të komunës së Rahovecit​

Shqyrtohet vendimi për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2019
Nga Shaip Shala


Nën kryesimin e kryesuesit Afrim Dina, u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa të komunës së Rahovecit, ku u shqyrtuan disa vendime si dhe raporti i Drejtorisë së Arsimit mbi ecurinë e zhvillimit të mësimit on line në distancë.

Në mbledhje u shqyrtua Propozim vendimi për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019, për çka drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Afrim Limani, thotë se planifikimi i të hyrave vetanake për vitin 2019 ka qenë 1.168.768,00 euro, ndërkaq janë realizuar 1.308.518.37 euro, kurse tejkalimi i të hyrave është 139.750,37 euro.

Sipas drejtorit Limani, bartja e tejkalimit të hyrave do të shpërbdahen në kuadër të investimeve kapitale, siç vijon :- ngrohje qendrore për shkollat e komunës së Rahovecit në shumë prej 36 mijë euro,​- në programin e Shërbimeve Publike, gjegjësisht në projektin e ndërtimit të ujësjellësit janë dedikuar 20 mijë euro,- në programin e Shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, është paraparë ndërtimi i Qendrës kryesore të mjekësisë familjare, 61.750.37 euro,- dhe për investime të Zonës Ekonomike Apterushë 22 mijë euro.Të gjitha pikat e shqyrtuara procedohen Kuvendit komunal për aprovim.