Tentim grabitje e armatosur në Prishtinë

tentim-grabitje-e-armatosur-ne-prishtine

Një tentim grabitje e armatosur ka ndodhur në Prishtinë.

Katër persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë tentuar të plaçkitin një lokal, por që nuk ia kanë arritur qëllimit.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Nuk raportohet për të lënduar.

“Viktima mashkull ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës aty kishin shkuar katër persona të maskuar të cilët nën kërcënimin e armës kishin tentuar të grabisin. Të dyshuarit nuk kishin arritur ta kryenin grabitjen dhe me një veturë ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës