Të shtëna me armë në Bajgorë të Mitrovicës, polica ndalon e më pas liron dy persona

te-shtena-me-arme-ne-bajgore-te-mitrovices,-polica-ndalon-e-me-pas-liron-dy-persona

Policia e Kosovës thotë se në fshatin Bajgorë të Mitrovicës janë arrestuar dy të dyshuar të cilët kishin shkuar te shtëpia e dy personave dhe kishin shtënë me armë zjarri në shtëpinë e tyre.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: 4 gëzhoja të fishekëve, 3 predha të fishekëve dhe një fishek i armës së zjarrit.

“Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor te policisë së Kosovës.

Rasti është iniciuar nga policia për ‘shkaktim të rrezikut të përgjithshëm-përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm -lëndim trupor -armëmbajtje pa leje’.