Home COVID-19 Mbi 108 milionë kinezë në karantinë, pandemia e Koronavirusit “assesi të largohet”

Mbi 108 milionë kinezë në karantinë, pandemia e Koronavirusit “assesi të largohet”

0
Mbi 108 milionë kinezë në karantinë, pandemia e Koronavirusit “assesi të largohet”

Një vatër e re e coronavirusit ka detyruar autoritetet kineze të vënë masa të rrepta të izolimit në verilindje të Kinës, kështu që në karantinën e re aktualisht gjenden më shumë se 108 milionë njerëz, shkruan Bloomberg

Pavarësisht që janë regjistruar vetëm 34 raste të reja me coronavirus në provincën Jilinl që po cilësohet si vatra e re e përhapjes së virusit, është ndalur transporti rrugor, hekurudhor si dhe janë mbyllur të gjitha shkollat, transmeton Telegrafi.

“Reagimi i shpejtë i Kinës po ngjall frikën se mund të vie deri të vala e dytë e infeksioneve. Gjithashtu është një tregues se sa i vështirë do të jetë procesi i rihapjes së Kinës dhe vendeve tjera, pasi që rritja e numrit të infektuarve mund të rrezikoj rikthimin e izolimit edhe më të rreptë”, shkruan Bloomberg.

Për valën e dytë të infeksioneve ka raportuar edhe agjencia kineze “South China Morning Post”, kurse sipas informatave, autoritetet kanë bllokuar tërësisht qytetin Shulan, pjesërisht edhe qytetin Jilin.

Sipas të dhënave të Komisionit kinez për mbrojtje shëndetësore, më 17 maj në këtë vend janë regjistruar shtatë raste të reja me COVID-19. E sipas të dhënave zyrtare, që nga fillimi i epidemisë në Kinë janë infektuar 82.954, derisa 4.634 tjerë kanë humbur jetën.

Kujtojmë që qyteti kinez Wuhan është qyteti i parë në Kinë ku kishte shpërthyer epidemia e coronavirusit. Masat e ashpra të izolimit ishin vënë në fund të janarit, kurse autoritetet më 19 mars kanë njoftuar se në këtë qytet nuk ka më raste të reja në baza ditore, kurse kufizimet janë hequr gradualisht.

Në Ëuhan më 7 maj janë hequr edhe kufizimet më të fundit që kishin mbetur në fuqi – fëmijët janë rikthyer në bankat shkollore. E më 29 mars, autoritetet kineze edhe zyrtarisht e kishin shpallur fundin e epidemisë në këtë vend.

The post Mbi 108 milionë kinezë në karantinë, pandemia e Koronavirusit “assesi të largohet” appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

error: Ku po shkon !!