Kurti për kërcënimet: S’frikësohem se nuk e kanë me mua, por me Kushtetuesen

kurti-per-kercenimet:-s’frikesohem-se-nuk-e-kane-me-mua,-por-me-kushtetuesen

Ai gjatë vizitës në Trepçë kërkoi që Kushtetuesja të lihet e qetë, ndërsa shtoi se vetë nuk ndihet i frikësuar.

“Unë nuk frikësohem, jam në punë e detyrë përditë. Do shkoj nga këtu në Llap, do vizitoj një fabrikë të këpucëve. Për gjendjen e sigurisë nuk është se mund ta vlerësoj, janë organet kompetente dhe është siguria dhe mbrotja e kryeminsitrit që e bën këtë”, ka thënë ai.

“Ata që më kanë kërcënuar nuk duhet ta kenë pasur me mua, e kanë pasur me dikë tjetër, me Gjykatën Kushtetuese sepse duket që presidenti është në panik që po i humb rasti”, tha Kurti.

“Nëse kushtetuta ngelet e heshtur për çështje të caktuara, presidenti nuk mund të flas për këtë. Ata me atë kërcënim që ka ardhur në adresën e kryeministrit e kanë ditur që me mua nuk funksion, do ta kenë pasur me dikë tjetër”, tha tutje ai.

Kurti i shoqëruar nga ministrja për Ekonomisë Rozeta Hajdari dhe ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi janë takuar me bordin e ndërmarrjes “Trepça”, raporton EO.

Më pas Kurti, viziton fabrikën “Alko” në Podujevë.

Rahovecnews.net raportoi se organizata e quajtur “Garda Vullnetare Shqiptare” ka logo të vjedhur nga një organizatë krejtësisht legjitime, e quajtur “Federata e Shqiptarëve të Italisë”, kjo bën që të

“Garda Vullnetare Shqiptare”, është emri i organizatës e cila që nga mbrëmë është duke u përfolur me të madhe në media. Kjo organizatë, siç po pretendon kryeministri Kurti, ka lëshuar një komunikatë kërcënuese për të dhe për Kushtetuesen, si një lloj presioni për vendimin për dekretin e presidentit. /Rahovecnews.net/

Lexo edhe:

Ekskluzive: A ekziston me të vërtetë organizata që Kurti tha se e kërcënoi, logoja e saj është e vjedhur