Haxhiu sqaron për emrin dhe nënshkrimin e saj në dokumentin e Faton Dalladakut

haxhiu-sqaron-per-emrin-dhe-nenshkrimin-e-saj-ne-dokumentin-e-faton-dalladakut

Ndaj kësaj ka reaguar Haxhiu.

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, tha se lajmi i bazuar në dokumentin e publikuar nuk është krim apo skandal sepse dokumenti është i shkruar dhe i evidentuar, e rrjedhimisht nuk ka asgjë sekrete apo të fshehur aty.

Ndërkaq, Haxhiu ka thënë se me Rrahim Ramën, do të ballafaqohet me të në gjykatë, pasi edhe i ka ngritur padi.

“Dhe në fund sa i përket ish drejtorit të Agjensionit Rrahim Rama, tashmë kam bërë padi kundrejt tij. Me të do ballafaqohem në Gjykatë. Por po ashtu do bëjmë njoftim për policinë për gjitha shkeljet që ka bërë gjatë kohës sa ishte drejtor në këtë Agjension”, shtoi Haxhiu.

Postimi i plotë:

Disa portale paskan publikuar një dokument ku ishte emri im dhe lajmit i ishte dhënë aso kuptimi që të aludohej se ishte ndonjë krim apo skandal.

Për sqarim të opinionit publik ky dokument është i mbi 10 viteve kur unë e kam vendosur emrin tim në cilësinë e përfaqësueses ligjore të asaj kompanie aso kohe dhe për më tepër është dokument i shkruar dhe evidentuar, nuk ka asgjë sekrete e të fshehur aty.

E kuptoj luftën e egër të zhvatësve nëpërmjet portaleve të caktuara që tentojnë që çdo punë ligjore të tentohet të përkthehet si punë kundërligjore.

E kuptoj edhe luftën speciale të këtyre zhvatësve me qëllim të njollosjes së integritetit tim.

Pavarësisht kësaj, unë do t’i shkoj deri në fund punës time të ndershme pavarësisht sfidave.

Zhvatësit kot e kanë sepse sulmet e tilla nuk na ndalin.

Dhe në fund sa i përket ish drejtorit të Agjensionit Rrahim Rama, tashmë kam bërë padi kundrejt tij. Me të do ballafaqohem në Gjykatë.

Por po ashtu do bëjmë njoftim për policinë për gjitha shkeljet që ka bërë gjatë kohës sa ishte drejtor në këtë Agjension. /Rahovecnews.net/

LEXO EDHE:

Albulena Haxhiu ofertoi 300 mijë euro në emër të Faton Dalladakut (Dokumente)