Bale i ofrohet klubit amerikan

bale-i-ofrohet-klubit-amerikan

Njëjtë si në sezonet e kaluara, e ardhmja e Gareth Bale në Real Madrid vazhdon të jetë e dyshimte. Klubi madrilen po tenton t’ia gjejë atij një klub të ri, përderisa uellsiani s’e dëshiron largimin nga Santiago Bernabeu.

Spekulimet për të ardhmen e uellsianit janë intensifikuar tani që është afruar afati kalimtar i verës.

Gazeta amerikane The Athletic raporton se Real Madridi ia ofroi një klubi të ligës elitare amerikane 30-vjeçarin. Megjithatë, oferta e madrilenëve s’u mor seriozisht nga amerikanët, të cilët e bënë të qartë se s’do ta blejë Bale këtë verë.

Amerikanët e refuzuan ofertën për transferimin e Bale pasi që ata nuk duan të blejnë më lojtarë nga Evropë që janë afër pensionimit. Klubet e MLS tani duan lojtarë të rinj e të talentuar, që mund ta ngrenë nivelin e ligës.

Por, Real Madridi raportohet se nuk do të dorëzohet në tentimin për t’ia gjetur Bale një klubi të ri. Pasi që Zinedine Zidane nuk e do në skuadër uellsianin, ai pritet t’u ofrohet edhe klubeve të tjera amerikane.

Pengesa më e madhe në këtë synim të Los Blancos është paga e Bale, pasi që klubet e tjera s’janë të gatshme ta paguajnë atë 14.5 milionë euro në vit. Për më tepër, Bale s’dëshiron të largohet nga Bernabeu dhe ka kontratë deri më 2022.

The post Bale i ofrohet klubit amerikan appeared first on RahovesNews.