Zeka: Kushtetuesja do ta favorizojë VV-në sepse gjyqtarët janë kërcënuar

zeka:-kushtetuesja-do-ta-favorizoje-vv-ne-sepse-gjyqtaret-jane-kercenuar

Zeka pret që Gjykata Kushtetuese do të vendos në favor të VV-së, pasi që siç thotë ai, gjyqtarë të kësaj Gjykate janë kërcënuar me jetë nga zyrtarë të lartë të VV-së.

E lidhur me mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë “Kurti”, Zeka ka një version tjetër.

Sipas tij Kurti është vet shkarkuar.

“Ai e ka rrejtë popullin. Ai është vet shkarkuar sepse është frikësuar që t`i hyjë punës së dialogut me Serbinë dhe në njërën anë ka thënë që unë nuk do të shkojë në dialog me Serbinë, në anën tjetër i ka dërguar letër Lajcakut dhe i ka thënë që ne vijmë por unë duhet të jem 1-shi dhe Thaçi 2-shi”, ka thënë Zeka për Front Online.