Po kontrabandonte mallra me kombi, i ikën policisë dhe aksidentohet

po-kontrabandonte-mallra-me-kombi,-i-iken-policise-dhe-aksidentohet

Policia ka arrestuar një person në Vitit, pasi derisa ishte duke lëvizur me kombi nuk i është ndal njësisë policore dhe në ndjekje e sipër ka shkaktuar aksident

Siç njofton PK, gjatë kontrollit në kombin e të dyshuarit, janë gjetur të ngarkuara fara kungulli dhe dorëza medicinale të cilat janë konfiskuar dhe i janë dërguar doganës.

“Fsh. Kabash, Viti, 18.05.2020 – 13:00. Një i dyshuar kosovar derisa ishte duke lëvizur me kombi nuk i është ndal njësisë policore dhe në ndjekje e sipër ka shkaktuar aksident. Gjatë kontrollit në kombin e të dyshuarit, janë gjetur të ngarkuara fara kungulli dhe dorëza medicinale të cilat janë konfiskuar dhe i janë dërguar doganës. Gjatë verifikimit ka rezultuar se i dyshuari ishte duke lëvizur në kundërshtim me vendimin e Ministrisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /