Ofendoi rajonin e Drenicës në Facebook, suspendohet nga puna një polic

ofendoi-rajonin-e-drenices-ne-facebook,-suspendohet-nga-puna-nje-polic

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar nga puna një zyrtar policor, i cili kishte ofenduar rajonin e Drenicës përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“PK njofton opinionin publik se lidhur me rastin e publikimit/komentimit përmes rrjetit social facebook nga një zyrtar policor për rajonin e Drenicës, janë ndërmarrë masat e menjëhershme dhe të njëjtën ditë (18.05.2020) është suspenduar zyrtari policor, për të vazhduar me procedurat e mëtejme”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim thuhet se zyrtari policor duhet të veprojë në pajtim me legjislacionin në fuqi, kodin e etikës dhe rregullat e sjelljes dhe kryerjes së detyrave policore.

“Zyrtari policor duhet të veprojë në pajtim me legjislacionin në fuqi, kodin e etikës dhe rregullat e sjelljes dhe kryerjes së detyrave policore. Për Policinë e Kosovës është i papranueshëm çfarëdo veprimi i cilit do zyrtarë policor i cili bie ndesh me parimet udhëzuese dhe udhëheqëse të Policisë, integritetin personal dhe institucional, vlerat etike, vlerat e organizatës, ndershmërinë dhe përgjegjësinë për shërbim ndaj publiku”, thotë PK.

“Policia e Kosovës ndër vite ka ndërtuar imazh dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të gjithë qytetarët. Realizimi i detyrave dhe përgjegjësive policore karshi vendit dhe qytetarëve, përfshirë bashkëpunimin dhe partneritetin me komunitetin, mbetet qëllim primar i Policisë së Kosovës dhe në ç’do rast ku mund të paraqiten shkelje të procedurave dhe rregullave policore do të merren masat e nevojshme”, thuhet në njoftim /