Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë

nje-termet-i-fuqishem-godet-turqine

Një seri termetesh, më i fuqishmi 5.6 ballë, dridhën qarkun Datça në provincën Muëla, ka njoftuar Agjensia për Katastrofa e Turqisë.

Tërmeti goditi rajonin e mesdhetar të Turqisë të martën herët.

Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti goditi brigjet e qarkut Datça në provincën jugperëndimore të Turqisë, Muëla, në orën 02:22 të mëngjesit sipas kohës lokale (23:22 sipas kohës të Evropës Qendrore).

Epiqendra u regjistrua 5.8 kilometra nën sipërfaqe. Nuk raportohet për viktima.

Agjencia shtoi më vonë se një total prej gjashtë tërmeteve me magnitudë nga 4.1 deri në 5.6 ndodhën në Mesdhe të martën.

The post Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë appeared first on Rahovecnews.net.