Haradinaj i përgjigjet Ramës: Ende nuk e dëgjova duke thënë që është kundër ndryshimit të kufijve

haradinaj-i-pergjigjet-rames:-ende-nuk-e-degjova-duke-thene-qe-eshte-kunder-ndryshimit-te-kufijve

Shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se AAK e ka kursyer Ramën për arsye që është kryeministër i shtetit shqiptar, mirëpo ka thënë se ekzistojnë ende dallimet për çështje të caktuara.

“Ky ka shku në fyrje, ne e kemi kursy. Ne i kemi thënë që është kryeministër i shtetit shqiptar dhe do të respektojmë. Kryeministri i Shqipërisë ia ka huqe”, tha Haradinaj në “Debat Plus”.

Haradinaj tha se mospajtimet e Ramush Haradinajt me Edi Ramën kanë të bëjnë me Kosovës, përkatësisht përpjekjet për ndryshime kufijsh.

“Akoma nuk e dëgjova Edi Ramën të thotë që Republika e Shqipërisë është kundër ndryshimit të kufijve shqiptarë. Të gjithë zyrtarët atje kanë dalë. Unë nuk e kam dëgju mikun tim Rama që ka thënë kështu”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tha se qasja e AAK-së ndaj tij s’ka të bëj me motive personale, por me mbrojtjen e kufijve të Kosovës.

“Ne nuk e kemi kundërshtu z. Rama, ne e kemi kundërshtu ndarjen e Kosovës. Nuk mundesh me trajtu Vuçiqin si dashamir të Kosovës”, tha ai.