Gjashtë persona nga Premier Liga rezultojnë pozitiv me Coronavirus

gjashte-persona-nga-premier-liga-rezultojne-pozitiv-me-coronavirus

Liga Premier ka konfirmuar se gjashtë persona janë të infektuar me coronavirus.

Liga angleze ka filluar t’u bëjë testet lojtarëve dhe stafit të klubeve, në mënyrë që të rikthehen t’i luajnë ndeshjet e mbetura.

Në njoftim thuhet se nga 748 teste të bëra në lojtarë dhe staf më 17 dhe 18 maj, gjashtë persona kanë rezultuar pozitiv.

Këto gjashtë raste vijnë nga tri klube, që ende nuk janë bërë të ditura.

Liga Premier planifikon të rikthehet më 12 qershor, mirëpo këto raste mund të ndikojnë në rikthimin në këtë datë të caktuar.

The post Gjashtë persona nga Premier Liga rezultojnë pozitiv me Coronavirus appeared first on RahovesNews.