E rrah bashkëshorten e bën për spital, prokurori e liron në procedurë të rregullt

e-rrah-bashkeshorten-e-ben-per-spital,-prokurori-e-liron-ne-procedure-te-rregullt

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Obiliq.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë mëngjesit të së hënës një rast i dhunës në familje është raportuar në komunën e Obiliqit.

Sipas njoftimit, një person kishte rrahur bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshjeje që kishin dhe e njëjta kishte pranuar edhe trajtim mjekësor.

Siç bën të ditur policia, i dyshuari fillimisht është arrestuar mirëpo më pas, pasi që është intervistuar nga prokurori kujdestar me vendim të së cilit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.