Home Lajmet Behramaj: Kurti u rikonfirmua si dështak, përfaqëson vetëm gjeneratën politike antiperëndimore

Behramaj: Kurti u rikonfirmua si dështak, përfaqëson vetëm gjeneratën politike antiperëndimore

0
Behramaj: Kurti u rikonfirmua si dështak, përfaqëson vetëm gjeneratën politike antiperëndimore

Behramaj ka thënë se për nga aktiviteti i gjatë politik, Kurti nuk dallon aspak nga liderët që po i kategorizon si të vjetër.

Por, sipas tij, dallimi i vetëm është që Kurti nuk e ka lënë asnjë gjurmë me vlerë në rrugëtimin e deritashëm të Kosovës.

“Kurti dhe njerëzit e tij gjithandej po përtypin togfjalësh si “regjim i vjetër, garda e vjetër, klubi i vjetër”, duke menduar se e kanë gjetur “dietën” për ta bërë diferencën me kundërshtarët politikë. Por, për nga aktiviteti i gjatë politik, Kurti nuk dallon aspak nga liderët që po i kategorizon si të vjetër. Dallimi i vetëm është që Kurti nuk e ka lënë asnjë gjurmë me vlerë në rrugëtimin e deritashëm të Kosovës. Sforcimi i këtij mesazhi politik, pas kësaj qeverisjeje të retarduar, nuk e bënë atë as politikan të së ardhmes dhe as lider me perspektivë, por e rikonfirmon si një dështak politik! Gjurmët që i ka lënë në këto dekada ishin të dëmshme për institucionet, çrregulluese për proceset politike dhe me pasoja të mëdha për ekonominë dhe jetën e qytetarëve. Ndërsa, me regjimin e ri në 51 ditë qeverisjeje, Kurti dëshmoi edhe orientim gjeopolitik antiperëndimor. Dhe, në fakt, vetëm kjo mund të jetë gjenerata e re politike që ai përfaqëson!”, ka shkruar Behramaj. /Rahovecnews.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

error: Ku po shkon !!