Ahmeti: Jemi në fund të krizës shëndetësore e në mes të krizës ekonomike që ka mundësi thellimi

ahmeti:-jemi-ne-fund-te-krizes-shendetesore-e-ne-mes-te-krizes-ekonomike-qe-ka-mundesi-thellimi

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nga shumë teste që janë bërë, asnjë s’ka rezultuar pozitiv, e tani është koha ta shërojmë krizën ekonomike.

‘’Shumë teste sot në Prishtinë por asnjë pozitiv. Vetëm një rast në krejt Kosovën. Këto janë lajme të mira. Jemi në fund të krizës shëndetësore e në mes të krizës ekonomike që ka mundësi thellimi. Duhet të punojmë krejt bashkë për pakon ekonomike.’’