100 muaj dialog për liberalizimin e vizave

100-muaj-dialog-per-liberalizimin-e-vizave

Përmes një postimi në Facebook, EPIK thotë se me 19 janar 2012, Kosova dhe BE-ja kanë filluar dialogun për liberalizimin e vizave, përcjell Rahovecnews.net

Ndërkohë, së fundmi presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka qenë i zëshëm në kërkesën e tij karshi BE-së që të bëhet liberalizimi. Këtë kërkesë e bëri edhe në Samitin e Zagrebit. Thirrje për liberalizimin e vizave kanë bërë edhe deputetët e Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Postimi i plotë i EPIK:

Me 19 janar 2012, Kosova dhe BE-ja kanë filluar dialogun për liberalizimin e vizave.

Sot bëhen 100 muaj që nga lansimi i dialogut. Në infografikën e radhës kemi krahasuar kohëzgjatjen e procesit të liberalizimit të vizave të Kosovës me vende të tjera të rajonit dhe më gjerë. /Rahovecnews.net/