“ Teha e Mullabazëve” në Rahovec, vendëpushim, vreshtat e punuara me përkushtim…panoramë magjepse e Anadrinisë Nga Shaip Shala

Ditën e diel me diell, Rahovecnews kaloi në vreshtat e Rahovecit, gjegjësisht ne vendin e mirënjohur në këtë trevë, “ Teha e Mullabazëve”, për t’u njoftuar me bukuritë natyrore të këtij vendi, lisat e vjetra mbi 300 vjeçare dhe të ruajtura brez pas brezi, të cilët krijojnë hije të këndshme për pushim, ndërkaq e impozantja e këtij vendi është se nga lartësia e tij shtruhet në ultësirë, panorama magjepse e pjesës më të madhe të Anadrinisë pjellore.

Për të mësuar më shumë rreth vendit pitoresk të “ Tehës së Mullabazëve”, u shoqëruam dhe biseduam me Mehdi Mullabazin, i cili ekskluzivisht për RahovecNews, me kënaqësi thotë:” Brez pas brezi në familjen tonë të ngushtë prej gjashtë axhallarëve të mi dhe pasuesve të tyre, ky vend është quajtur “ Teha e Mullabazëve”, ku ka ekzistuar stalla me dele dhe zhvillohej blegëtoria me prodhimin e produkteve të qumështit. Por në luftën e fundit, paramilitarëve serb, si çdo gjë shqiptare, iu ka penguar edhe godina e stallës dhe kanë mbetur rrënojat dhe gurrët.

Prona e familjes tonë të ngusht kêtu shtrihet në 50 ha, ndërkaq vendi nën këtyre lisave mbi 300 vjeçare është edhe vendëpushimi familjar, ku kalohet fundjava duke shijuar ajër të pastër me panoramë magjepse të Anadrinisë,” thotë Mullabazi.

Ai në vazhdim thotë, se këto shkure të dendura shpesh janë edhe strofulla të ujqëve. Si dëshmitar okular nuk i kam pa, thotë Mehdiu, por në bazë të gjurmëve kemi konstatuar, sepse gjurmët e ujqëve dallohen nga ato të qenve.

Gjatë gjithë rrugës kemi vêrrejtur vreshtat e punuara si të skalitura nga dora e skulptorit, por në një mënyrë, vreshtarët rahovecas janë skulptor në kultivimin e rrushit.Deri më tash vreshtat janë mirë, duhet të jetë vjelja e bereqetshme, e cila varet edhe nga kushteve klimatike, thotë Mehdi Mullabazi, të cilit i falëmnderuam për mundësinë që na ka ofruar.