Kurti flet për qeverinë e re, deklarimet e kundërshtarëve i quan ‘ping-pong’ politik

kurti-flet-per-qeverine-e-re,-deklarimet-e-kundershtareve-i-quan-‘ping-pong’-politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës, ka folur edhe për zhvillimet politike në vend.

I pyetur nga gazetarët se si i sheh deklarimet e Avdullah Hotit, se ka përfunduar pothuajse në tërësi plani për qeverinë e re.

Ai ka nuk është përgjigjur mirëpo të gjitha këto deklarime i ka quajtur “ping-pong” politik.

“Këtu ndodhemi te një institucion shumë i rëndësishëm i Republikës së Kosovës dhe herët e tjera mund të bëj ndonjë koment për këtë ping-pungun politik, i cili mund të them se nuk na ndihmon as në aspektin e shtet-ndërtimit e zhvillimit por që besa as të menaxhimit të pandemisë me COVID-19. Kosova është shtet i pavarur, e ka kushtetutën, i ka ligjet e veta dhe unë punojë me gjithë dijen dhe kompetencat që i kam dhe nuk do të mund të na pengojnë insinuatat e tilla qofshin ato edhe ato presidenciale”, u shpreh Kurti, raporton Rahovecnews.net.

Mirëpo sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Kurti ka thënë se kjo gjykatë tashmë ka përvojat dhe praktikat e kaluara dhe se sipas tij, duhet të lënë e qetë Gjykata Kushtetuese që të bëj punën e saj. /Rahovecnews.net/