Futbollistja kosovare e Realit realizon gola fantastikë në stërvitje

futbollistja-kosovare-e-realit-realizon-gola-fantastike-ne-stervitje

Kosovare Asllanit po i mungon me të madhe futbolli.

Futbollistja kosovare i ka postuar dy video në rrjetet sociale, duke e shfaqur aftësinë dhe saktësinë e saj.

Sulmuesja e ekipit CD Tacón, i cili nga sezoni i ardhshëm do të quhet Real Madrid, shihet duke shënuar në stërvitje.

Ndërkohë, kampionati spanjoll i futbollit të femrave është anuluar dhe Kosovarja duhet të presë deri në fillimin e sezonit të ri.

“Futboll në mëngjes. Më ka marrë malli të luaj futboll. Deri atëherë, synoj të godas në qosh të portës”, ka shkruar përfaqësuesja suedeze në Instagram.

The post Futbollistja kosovare e Realit realizon gola fantastikë në stërvitje appeared first on RahovesNews.