Berisha: U shkarkova se Kurtit i mbeti hatri për marrëveshjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd

berisha:-u-shkarkova-se-kurtit-i-mbeti-hatri-per-marreveshjen-e-linjes-ajrore-prishtine-beograd

Duke iu drejtuar Kurtit, ai ka thënë se “letra e interesit është nënshkruar me 20 janar 2020, atëherë kur ju negocionit pa fund me partnerin tuaj qeverisës, dhe askush tjetër dhe as unë, nuk kam mundur të paragjykoj rezultatin e negociatave tuaj politike dhe t’ju mbajë të informuar për veprimet e institucioneve shtetërore si kryeministër në ardhje”.

Sipas tij, menjëherë, me 4 shkurt 2020, në ditën e parë kur Kurti e mori detyrën e kryeministrit, Berisha thotë se atij dhe ministrit të Infrastrukturës Lumir Abdixhiku, iu kishte dërguar raportin e shkruar me detaje për letrën e interesit, ndërsa vet kopjen e nënshkruar të letrës, ua kishte dërguar menjëherë pasi e ka pranuar atë nga organizatori i takimit.

Postimi i plotë:

E VËRTETA PËR KUSHTETUTSHMËRI DHE LIGJSHMËRI TË KRYEMINISTRIT KURTI

Kryeministri në detyrë, paska folur për kushtetutshmëri dhe ligjshmëri gjatë vizitës së sotme tij në AAC.

Ashtu sic kam theksuar ditë më parë, Kryeministri e paska pranuar se i ka mbetur hatri për marrëveshjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, që në fakt është arsyeja e vetme për shkarkimin tim të jashtëligjshëm.

Kryeministër, letra e interesit është nënshkruar me 20 janar 2020, atëherë kur ju negocionit pa fund me partnerin tuaj qeverisës, dhe askush tjetër dhe as unë, nuk kam mundur të paragjykoj rezultatin e negociatave tuaj politike dhe t’ju mbajë të informuar për veprimet e institucioneve shtetërore si kryeministër në ardhje.

Menjëherë, me 4 shkurt 2020, pra ditën e parë të punës tuaj në qeveri, ju dhe ministrit Abdixhiku, ju kam dërguar raportin e shkruar me detaje për letrën e interesit, ndërsa vet kopjen e nënshkruar të letrës, ua kam dërguar menjëherë pasi e kam pranuar atë nga organizatori i takimit.

E sa për kushtetutë dhe ligjshmëri- të gjithë e kanë kuptuar kujdesin e Kryeministrit ndaj Kushtetutës dhe ligjeve për këto pak ditë të qeverisë së tij, por po i theksoj vetëm disa:

Kryeministër,

1. Kushtetuta garanton të drejtën për gjykim të drejtë, dhe jo dënim pa gjykim sic keni vepruar ju me shkarkimin tim.

2. Kushtetuta garanton pavarësi për institucionet e pavarura, dhe mosndërhyrje nga ekzekutivi;

3. Kushtetuta kërkon zbatim të gjitha ligjeve, dhe jo zbatim seleksionues të ligjeve dhe vetëm për disa, duke mbajtur të tjerët mbi ligjin;

4. Ligji për organizimin e adminisratës shtetërore, është i zbatueshëm për të gjitha institucionet e administratës publike dhe agjencitë e pavarura, përfshirë këtu edhe AAC;

Kryeminstër, me ose pa qëllim, kthyet paligjshmërinë në AAC, duke mbështetur kthimin e rregullores së vjetër të brendshme sipas së cilës ishin të emëruar drejtor departamenti, edhe me vetëm një të punësuar, me një super pagë dhe me hierarki për raportim dhe llogaridhënie në kundërshtim me ligjin.

Prandaj, nuk keni asnjë të drejtë të flisni më për mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. /Rahovecnews.net/