Befason ish-kreu i OBSH: Covid-19 mund të ‘shuhet vetë’, s’ka nevoje për vaksinë (Foto)

befason-ish-kreu-i-obsh:-covid-19-mund-te-‘shuhet-vete’,-s’ka-nevoje-per-vaksine-(foto)

Koronavirusi mund të “shuhet natyrshëm”, dhe për këtë arsye nuk është e nevojshme gjetja e një vaksine. Të paktën kështu është shprehur ish drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Karol Sikora.

Profesori Sikora, Onkolog dhe Zyrtar Kryesor Mjekësor i Shëndetit në ‘Rutherford Health’, është shprehur se ka të ngjarë që publiku britanik të ketë më shumë imunitet nga sa mendohej më parë dhe se Covid-19 mund të përfundojë duke ‘shuar veten’.

Në një postim të tijin në mediat sociale, Sikora shkroi:

“Ekziston një shans i mirë që koronavirusi të vdesë natyrshëm përpara se të zhvillohet një vaksinë. Ne shohim një model afërsisht të ngjashëm kudo, mendoj se kemi më shumë imunitet sesa pritej. Duhet të vazhdojmë të ngadalësojmë virusin, por ai mund edhe të ‘shuhet’ vetë”.

Komentet e ish kreut të OBSH-së vijnë në një kohë kur Sekretari i Biznesit në Britaninë e Madhe njoftoi se qeveria britanike do të investojë më shumë se 100 milionë euro në ndërtimin e qendrës së parë për prodhimin dhe inovacionin e vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo qendër do të hapë dyert në verën e vitit të ardhshëm, 12 muaj përpara afatit.

 

Ish-kreu i OBSH: Covid-19 mund të ‘shuhet vetë’, s’ka nevoje për vaksinë

 

The post Befason ish-kreu i OBSH: Covid-19 mund të ‘shuhet vetë’, s’ka nevoje për vaksinë (Foto) appeared first on Rahovecnews.net.