Thaçi mbështet komunitetin LGBTIQ: Do të punojmë për të siguruar të drejta të barabarta për të gjithë

thaci-mbeshtet-komunitetin-lgbtiq:-do-te-punojme-per-te-siguruar-te-drejta-te-barabarta-per-te-gjithe

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ofruar mbështetje për komunitetin LGBTIQ në vend.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Thaçi ka shkruar se do të punohet që komunitetit LGBTIQ t’i sigurohen të drejta të barabarta, shkruan Rahovecnews.net.

Postimi i plotë i Thaçit, pa ndërhyrje:

Vendi ynë, institucionet tona, duhet të vazhdojnë të punojnë për të siguruar të drejta të barabarta për të gjithë.

Si President i Kosovës tashmë kam iniciuar krijimin e mekanizmave të rinj institucionalë në kuadër të Zyrës së Presidentit për t’i adresuar çështjet e komunitetit LGBTIQ në Kosovë. HTH #IDAHOBIT2020Kosova. /Rahovecnews.net/