Shtyhen festivalet në Kosovë, shkak pandemia

shtyhen-festivalet-ne-kosove,-shkak-pandemia

Pranvera në Kosovë vjen me shumë aktivitete kulturore. “DamFest”, ‘’ Doku Fest’’ , ‘’Suni Hill’’ janë vetëm disa prej festivaleve kulturore që organizohen për çdo vit.

E interesimi i qytetarëve për t’i ndjekur ato, është mjaft i madh.

Madje, enkas për këto festivale, në Kosovë vijnë edhe një numër i madh i turistëve.

Por, mbajtja e këtyre aktiviteteve tani është në pikëpyetje.

Kjo për shkak të përhapjes së virusit Covid 19.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, thotë se është marr vendim që të gjitha aktivitet të shtyhen.

E lajmin për shtyrjen e aktiviteteve deri në një kohë të pacaktuar, e kanë mirëkuptuar organizatorët.

E ky vendim, duket se ka dëmtuar edhe organizatat që merre me këto aktivitete.

Njëjte ndodhi edhe me organizatorët e  festivalit në qytetin e Pejës, ‘’ Ani Bar’’

Megjithatë, drejtoresha e këtij festivali Arba Hatashi, thotë se ata po vazhdojnë me organizimin.

Hatashi thotë se janë duke e menduar edhe një mundësi të dytë.

Enjë realizim përmes platformës online, e kanë menduar edhe organizatorët e ‘’ DOKU FEST’’-it.

 Drejtoresha e këtij festivali, Linda Lulla, ditë më parë tha se nëse nuk largohen  masat e sigurisë ky do të jetë opsioni i vetëm.

Gjithë këto festivale, e aktivitete kulturore janë shtyrë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, për shkak të rrezikut nga Covid 19.