Rooney: Shkarkimi i Van Gaal më tronditi, Man United u ngut duke e larguar herët

rooney:-shkarkimi-i-van-gaal-me-tronditi,-man-united-u-ngut-duke-e-larguar-heret

Wayne Rooney ka treguar se kishte mbetur i tronditur me shkarkimin e Louis van Gaalit nga posti i trajnerit të Manchester United’it në vitin 2016 dhe këmbëngul se Unitedi do të mbetej ekip shumë më i fortë me holandezin në stol.

Pas dy sezoneve në Old Trafford, trajneri holandez u shkarkua nga Unitedi, edhe pse e fitoi FA Cup. Ai u zëvendësua menjëherë nga Jose Mourinho.

Derisa Mourinho e udhëhoqi klubin drejt vendit të dytë në sezonin 2017/18 në Premierligë, Rooney këmbëngul se Unitedi e shkarkoi Van Gaal’in tepër herët.

“U trondita kur u shkarkua Louis. Për mua ka qenë kënaqësi e madhe të punoja me të. Ne është dashur ta mbanim atë edhe për sezonin e tretë. Me të do të kishim qenë shumë më të fortë”, tha Rooney.

“Gjërat po përmirësoheshin dhe lojtarët filluan ta kuptonin versionin e tij. Gjatë atyre dy vjetëve kam mësuar më shumë se nga çdo trajner tjetër. Për këtë arsye do t’i jem mirënjohës atij përgjithmonë. Jo vetëm sepse më bëri kapiten, por për gjithë besimin që e kishte në mua”, shtoi ai.

The post Rooney: Shkarkimi i Van Gaal më tronditi, Man United u ngut duke e larguar herët appeared first on RahovesNews.