Home Kronika e zezë Një muaj paraburgim për të dyshuarin që e rrihte vëllanë

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që e rrihte vëllanë

0
Një muaj paraburgim për të dyshuarin që e rrihte vëllanë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit B.A. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhuna në familje, raporton Express.

“Të pandehurit B.A. iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri i pandehuri B.A. mund të përsëris veprën penale, po ashtu mund të ndikoj edhe në të dëmtuarin – vëllain e tij.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

error: Ku po shkon !!