Lama që mund ta shpëtojë botën nga pandemia

lama-qe-mund-ta-shpetoje-boten-nga-pandemia

Një lama në Belgjikë mund të jetë “çelësi” për të shfarosur koronavirusin, duke i dhënë fund pandemisë që ka mbërthyer globin.

Studiuesit e Universitetit të Teksasit, në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë dhe të Belgjikës zbuluan se antitrupat që gjenden tek ky lama katër-vjeçar mund të luftojnë Covid-19.

Vite më parë, kur studionin dy forma të mëparshme të koronavirusit, SARS dhe MERS studiuesit gjetën një antitrup të caktuar tek lama që neutralizonte proteinën spike të koroviruseve. Proteina në fjalë është pjesa që sulmon qelizat e tona të shëndetshme.

Ekipi ka formuar tanimë një antitrup të ri që është shumë premtues për trajtimin e SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19, duke lidhur dy kopje të antitrupave të lamës që funksionuan kundër virusit të hershëm SARS. Ata demonstruan se antitrupi i ri neutralizon të gjitha viruset që kanë proteina spike.

Shkencëtarët u frymëzuan nga antitrupat e prodhuar nga një lamë e quajtur Winter për të zhvilluar antitrupin e tyre sintetik kundër SARS-CoV-2. Winter jeton në një fermë në një fshat belg dhe po cilësohet nga shkencëtarët si shpresa jonë më e madhe kundër virusit.

“Ndërsa ne po punonim në këtë projekt, koronavirusi i ri SARS-CoV-2 u shfaq dhe proteinat  spike e SARS-CoV-2 dhe SARS janë mjaft të ngjashme,” tha Jason McLellan, profesor i asociuar i biologjisë molekulare dhe autori i studimit, “Ne menduam se mbase ky anti-trup mund të lidhej nëse e izolonim, do të lidhej edhe me këtë.”

Për dallim nga shumica e vaksinave, të cilat duhet të futen në trup muaj para infeksionit në mënyrë që të jenë efektive, terapia me antitrupa funksionon pothuajse menjëherë, tha McLellan. Një trajtim i mundshëm duke përdorur antitrupat e lamës mund të sigurojë mbrojtje të shpejtë për popullatat e cenueshme siç janë njerëzit e moshuar dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.

“Menjëherë pas injektimit, ata do të kenë imunitet ndaj këtij virusi”, tha McLellan.

Ekipi do të fillojë së shpejti testimin e antitrupat tek kafshët, i cili do të bëhet nga studiuesit në Belgjikë. McLellan tha se ata mund të përparojnë në sprovat njerëzore në rreth dy muaj.Në përgjithësi, “antitrupat janë struktura të vogla në formë Y, të cilat i bashkëngjiten patogjenëve si koronavirusi dhe ua bëjnë të lehtë qelizave tona mbrojtëse t’i gjejnë dhe sumojnë virusrt,” drejtor i parandalimit dhe kontrollit të infeksionit në Nju Jork. (Dr Javaid nuk ishte i përfshirë në hulumtimin e ri lamas.) Me fjalë të tjera, antitrupat paralajmërojnë trupin tuaj për rrezik nga bakteret dhe viruset, duke komunikuar kështu në trupin tuaj për të shkatërruar patogjenët e rrezikshëm.

The post Lama që mund ta shpëtojë botën nga pandemia appeared first on Rahovec News.