A do të ketë një valë të dytë të koronavirusit? Flasin shkencëtarët: Ja çfarë do të shkaktojë nëse kjo do të ndodh

a-do-te-kete-nje-vale-te-dyte-te-koronavirusit?-flasin-shkencetaret:-ja-cfare-do-te-shkaktoje-nese-kjo-do-te-ndodh

Zyrtari kryesor i mjekësisë në Angli ka paralajmëruar se vala e dytë e rasteve të koronavirusit mund të jetë “më e rëndë” sesa e para, por çfarë shkakton një valë të dytë?

Studiuesi Chris Whitty, tha se virusi mund të përhapet me shpejtësi nëse vala e dytë arrin në dimër dhe paralajmëroi se numri R, pra shkalla e infeksionit duhet të mbahet nën 1. Sipas tij kur R është 1 do të thotë se një person i infektuar ia kalon sëmundjen një personi tjetër, nëse do të ishte dy, një person me koronavirus do ta kalonte atë te dy të tjerët, domethënë Covid-19 do të përhapet në mënyrë shumë të shpejtë.

“Nëse koronavirusi nuk mbahet nën kontroll është plotësisht e mundur që një valë e dytë e Covid-19 të rikthehet më e egër,”- ka thënë ai.

Çfarë mund ta shkaktojë një valë të dytë të rasteve të koronavirusit?

Ekspertët thonë se një valë e dytë mund të shpërthejë nëse hapen kufijtë ndërkombëtarë, pasi akoma ka një numër të lartë të infektuarish në të gjithë botën, dhe rrezikshëmiria është shumë e lartë.

Kujtojmë se në Korenë e Jugut dhe Kinë, të cilat u bënë vendet e para që hoqën kufizimet është koronavirusi ka ‘lind’ përsëri duke u regjistruar dhe raste të reja. Kështu që ajo nga frika për një valë të dytë nisi testimet e 11 milionë banorëve

Po cilat janë pandemitë që tjera kanë shkaktuar një valë të dytë?

Sipas mediave të huaja disa pandemi janë  gripi spanjoll i vitit 1918 ashtu edhe gripi aziatik i viteve 1957-1958 që rishfaqën  një valë të dytë që ishte më e rëndë se ajo e para.

Çfarë ndodhi gjatë valës së dytë të gripit spanjoll?

Vala e dytë e gripit spanjoll rezultoi në humbje katastrofike globale, me vdekje që shënuan dhjetëra e miliona viktima. Shfaqja e këtyre valëve ka qenë për arsye të ndryshme, si për shembull prania e një numri të madh të prekurish si dhe për shkak të mutacioneve që kishte shkaktuar sëmundja. .

Cilat janë provat që që njerëzit që janë prekur një herë nga Covid-19 nuk do të preken sërish?

Provat për këtë fakt janë të pakta, pot studimet e modelimit të kanë supozuar se rikuperimi nga infeksioni Covid-19 nënkupton imunitet, por kjo është ende një fenomen i pa saktësuar.

The post A do të ketë një valë të dytë të koronavirusit? Flasin shkencëtarët: Ja çfarë do të shkaktojë nëse kjo do të ndodh appeared first on Rahovec News.