Shkencëtarët amerikanë: ‘Kura për COVID-19 ekziston’, kompaniA bio-teknologjike zhvillon antitrupin që bllokon koronavirusin

shkencetaret-amerikane:-‘kura-per-covid-19-ekziston’,-kompania-bio-teknologjike-zhvillon-antitrupin-qe-bllokon-koronavirusin

Shkencëtarët në një kompani bio-teknologjie në Kaliforni kanë zbuluar një antitrup që bllokon plotësisht koronavirusin, raporton Fox News.

Sorrento Therapeutics pretendon se antitrupi STI-1499 ndaloi futjen e koronavirusit në qeliza njerëzore në eksperimentet laboratorike me një saktësi prej 100%.

Ai është një nga disa antitrupat që janë zhvilluar në bashkëpunim me shkollën e mjekësisë Mt Sinai School of Medicine në New York.

Në një deklaratë për shtyp, Sorrento u shpreh se mund të prodhonin deri në 200,000 doza në muaj. Ky nivel prodhimi mund ta bëjë kurën të dalë në treg muaj para një vaksine.

The post Shkencëtarët amerikanë: ‘Kura për COVID-19 ekziston’, kompaniA bio-teknologjike zhvillon antitrupin që bllokon koronavirusin appeared first on Rahovecnews.net.