Rrëzohet avioni luftarak F-22 në Florida të SHBA

rrezohet-avioni-luftarak-f-22-ne-florida-te-shba

Të premten, gjatë një “fluturimi rutinë”, një avion luftarak F-22 është rrëzuar në Florida të SHBA-së , njoftojnë Forcat Ajrore.

Piloti i pa identifikua, ka arritur me kohë të dalë nga aeroplani e të hedhet me parashutë dhe menjëherë është transportuar në një spital lokal për kontroll, bëhet e ditur në njoftimin e raportuar nga CNN.

”Aktualisht është në gjendje stabile”, thuhet në njoftim.

Aksidenti ka ndodhur 20 kilometra në veri-lindje të bazës së Forcave Ajrore të SHBA-së dhe nuk ka shkaktuar asnjë dëm njerëzor apo material.

F-22 konsiderohet si aeroplani luftarak më i avancuar në botë.

Bazuar në të dhënat zyrtare, flota e “US Air Force” numëron 183 aeroplanë të tillë dhe secili kushton mesatarisht 143 milionë dollarë. Prodhimi i tyre është ndaluar më 2011, pasi Pentagoni u përqendrua në prodhimin e aeroplanëve tjerë luftarakë – F-35.

The post Rrëzohet avioni luftarak F-22 në Florida të SHBA appeared first on Rahovecnews.net.