Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa një vizit në komunën e Rahovecit

I shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë, z. Berat Duraku, Nënkryetari, z. Fatmir Iska dhe kolegë bashkëpunëtorë, kemi pritur në takim sot Ministrin në detyrë të Bujqësisë, z. Besian Mustafa, të cilin e informova për gjendjen e krijuar në komunën e Rahovecit si pasojë e pandemisë COVID-19, me theks të veçantë me vështirësitë që po ballafaqohen fermerët tanë, të cilët nuk kanë treg se ku t’i shesin produktet e tyre.

Poashtu, shprehëm kërkesën tonë, që të futen fermerët në pakon emergjente për shkak të humbjeve, sikurse edhe për plot aspekte të tjera të cilat nëpërmes kësaj Ministrie, do të mund t’i zgjidhnim.

Bashkë me Ministrin Mustafa vizituam edhe vreshtarin z. Labinot Shulina, bujkun dhe perimtarin z. Feta Popaj dhe disa permitarë të tjerë me të cilët bashkëbiseduam hapur, pastaj, fermerin blegtor z. Baki Gashi si dhe kultivuesin e fidaneve, z. Bahtir Morina. Të gjithë këta bujq dhe fermerë të cilët si pasojë e mungesës së tregut kanë hasur në vështirësi dhe kanë pësuar humbje të mëdha ekonomike.

Vizitën e përmbyllëm në kompaninë “Stone Castle”, e cila me brendet e saj ka tejkaluar kufijtë e vendit dhe po ndikon jashtëzakonisht shumë në zhvillimin e bujqësisë, përkatësisht vreshtarisë dhe verëtarisë në Rahovec e më gjerë.

Krijimi i një baze ligjore për përkrahjen e fermerëve për kompensimin e dëmeve është nevojë e pashmangshme dhe ne do të angazhohemi për këtë aspekt.