Limaj: Nuk do të ndalemi së kërkuari zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit

limaj:-nuk-do-te-ndalemi-se-kerkuari-zbardhjen-e-fatit-te-ukshin-hotit

Limaj mes tjerash është zotuar se nuk do të ndalen asnjëherë së kërkuari zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit.

Lexoni shkrimin e plot të Fatmir Limajt:

“Ishte 16 maji i vitit 1999, që në rrethana fatkeqësisht ende të pa ndriçuara është̈ zhdukur veprimtari i madh, Ukshin Hoti. Sot, 21 vite më pas nga ajo ditë, ende nuk dihet asgjë̈ për fatin e tij. Ukshin Hoti ishte dhe mbetet ndër vizionaret e mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë. Ai kishte specializuar në“Hardvard” të SHBA-së për shkencat politike, publicist i shquar, profesor e filozof, por mbi të gjitha atdhetar dhe veprimtar i madh çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999. Ukshin Hoti me veprat e tij ka frymëzuar breza të tërë̈ në rrugën tonë për liri e pavarësi dhe me të drejtë konsiderohet si ikonë e të drejtave dhe lirive shqiptare ngaqë̈ ka punuar me shumë përkushtimin për arritjen e tyre. Ne nuk do të ndalemi së kërkuari zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit, këtij intelektuali të përmasave botërore me të cilin mburren gjithë̈ shqiptarët, kudo që jetojnë̈ e veprojnë̈. /Rahovecnews.net