Kurti motivohet nga sondazhet, i fton partitë tjera të bëhen bashkë kundër tij

kurti-motivohet-nga-sondazhet,-i-fton-partite-tjera-te-behen-bashke-kunder-tij

“Unë nuk kam asgjë me ta (të gjithë liderët), Krejt le të bëhen bashkë, edhe presidentin le ta marrin me vete në zgjedhjet e ardhshme”, është shprehur Kurti në T7.

Tutje, Kurti thotë se Thaçi është nostalgjik për kohën e tij si kryeministër dhe dëshiron më shumë kompetenca se ato që ia lejon Kushtetuta.

“Presidenti është figurë pasive, instancë ceremoniale, noter i shtetit”, thotë Kurti.

“Gjykata Kushtetuese nuk mund të mbështesë presidentin në orvatjen e tij që të jetë më shumë se president pa e anuluar vetevetën në kuptimin e mandatit që ka dhe praktikave të deritanishme”, shpjegon ai.